Besa shënoi fitore të pritur dhe të lehtë ndaj Hajvalisë me rezultat 4:0, ndërsa gjithçka kishte marr fund që në pjesën e parë kur pejanët shënuan tri herë.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e Besës e vetmja me të gjitha fitore në pranverë, diçka që nuk është arritur një kohë të gjatë, dhe me një ritëm të tillë Besa mund të shkoj larg në këtë edicion.
Realizuesit e golave ishin Fatih Karahoda me të nis ndeshja, më pas dy gola të mbrojtësit Fisnik Papuqi njërin nga penalltia, kurse Leart Emini shënoi në minutën e 92 për 4:0.

Artikulli paraprakDrenica e harroi humbjen nga Prishtina, pasi mposhti Trepçën
Artikulli tjetërFitore e madhe e Ferizajt ndaj Dritës