Llapi shënoi fitoren e fundit në këtë edicion garash në Vala Superligë, për ta siguruar vendin e tretë apo të jetë fuqia e tretë e futbollit Kosovar sivjet, pavarësisht se ishte shpall kampion vjeshtor.

Llapi fitoi në Pejë te Besa me rezultat 3:4, në një ndeshje fantastike sidomos në pjesën e dytë.
Llapjanët kishin epërsinë e tre golave kur shënuan Gentrit Begolli dy herë dhe Mirlind Dakui cili më vonë shënoi edhe një gol tjetër, kurse për Besën realizuan Fetim Kasapi dy herë dhe Florent Qorraj.

Me golat e Mendurim Hotit, Albutrint Morinës dhe Haxhi Shalës, Feronikeli shënoi fitore te Flamurtari dhe besoni apo jo kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Sulejman Starova.
Në ndeshjen e fundit, Trepça 89 shënoi fitore bindëse 6:1 ndaj Vllaznisë së Pozharanit.
Golashëuesit ishin, Ylber Maloku dy herë, El Kayed, Oto John, Arb Manaj dhe Elbasan Thaqi (autogol), kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Almedin Murati./Korneri.net

Artikulli paraprakMarrin rrugë drejt Pejës: Hotelet ku sot vendosën Drita e Prishtina
Artikulli tjetërBuffon largohet nga Juventusi, por te Parma ishte më i suksesshëm! (Foto)