Futbollisti i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka blerë një shtëpi në Barcelonë, shkruan gazetari spanjoll Gerard Romero.

Silva duhet të kalojë te Barcelona për 80 milionë euro. Silva, një nga mesfushorët më të mirë sulmues në botë, thuhet se ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga City dhe për të kaluar te Barcelona, përcjell Korneri.net

Por, sërish nisin spekulimet e shumta, bisedat dhe shkrimet se ku po i merr paratë Barcelona për gjitha këto transferime, duke e ditur botërisht se borxhet në klub janë marramendëse. Sigurisht, presidenti Juan Laporta, e di më së miri situatën dhe është ai që po kryen gjithë këta transferime bombastike. /Korneri.net

Artikulli paraprakEdhe një titullar i Juventusit lëndohet
Artikulli tjetërSulmuesi i Kosovës rinovon me Akhmat Grozny deri në 2025-ën