Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë vëllazëroren e radhës, por këtë herë në Zvicër, nesër në orën 20:00.
Bernard Berisha, mesfushori me tipare sulmuese i Kosovës është shprehur optimist për një ndeshje të bukur dhe plot argëtim për të pranishmit.
Në një intervistë për mediat lojtari i Akhmat Grozny, në Rusi tha: “Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat, që do t’i shërbejë trajnerit për të parë gjendjen e lojtarëve. Një ndeshje pa ndonjë rëndësi të veçantë dhe secili ekip do të përpiqet të fitojë. E rëndësishme është që të pranishmit të kënaqen. Si ndaj Shqipërisë, ashtu edhe ndaj çdo kundërshtari tjetër, duhet dhënë maksimumi në fushë për Kosovën.
Nëse vjen në ekipin kombëtar me dëshirë, atëherë gjërat shkojnë mirë. Ne po përgatitemi për të dhënë gjithçka në këto ndeshje miqësore që kemi në program”, ka thënë Berisha.