Shitja e Milanit po kthehet në një telenovelë, duke krijuar jo pak kaos tek një prej klubet më të mëdha të historisë së futbollit.
Ai që ka ndërhyrë sot, duke u përpjekur që të vërë sadopak rregull dhe të sqarojë situatën ëshët vetë presidenti i kuqezinjve silvio Berlusconi, shkruan “T.S”.
Në një intervistë për revistën “Tempo”, ai ka sqaruar gjithçka. “Kinezët më kërkuan personalisht një shrytje të shitjes, ndaj nuk shoh asgjë shqetësuese në këtë mes. Investitorët kanë paguar deri më tani shuma të mëdha, çka tregon se ata janë seriozë dhe kanë plane konkrete”, u shpreh Berlusconi.