Goli i parë i Besart Berishës në këtë sezon të A-League në Australi nuk i mjaftoi Melbourne Victory për të marrë fitoren e parë në kampionat. Në javën e tretë skuadra e Berishës u ndal në një barazim 2-2 nga Adelaide United duke marrë pikën e parë në këtë sezon pas 2 humbjeve në 2 raundet e para. Në minutën e 13-të, sulmuesi i përfaqësues së Kosovës shfrytëzoi një krosim të George duke goditur saktë me kokë për ti dhënë avantazhin provizor Melbourne-it, megjithatë sfida përfundoi në barazim 2-2.

/Supersport.al

Artikulli paraprakSulmohet Hart, hajdutët i marrin telefonin dhe paratë
Artikulli tjetërMilan nga dora në dorë!!!