Robert Lewandowski fitoi çmimin FIFA për futbollistin më të mirë për vitin 2020 përpara Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Sulmuesi polak fitoi 52 pikë me votat e përzgjedhësve, kapitenëve të ekipeve kombëtare dhe nga një gazetar nga secili vend anëtar i FIFA-s, përcjell Korneri.net

Cristiano Ronaldo përfundoi i dyti me 38 dhe Lionel Messi i treti me 35.

Sidoqoftë, nuk është e qartë për sulmuesin e njohur bullgar Dimitar Berbatov se çfarë po bëjnë Ronaldo dhe Messi në këto zgjedhje.

“Unë jam i befasuar që të dy janë midis finalistëve. Nuk mund ta kuptoj pse janë këtu,” shkroi ai në kolonën e tij për Betfair dhe vazhdoi:

“Për fat të keq, futbolli është gjithashtu një biznes prapa skenave, ku janë agjentët. Ne nuk shohim shumë gjëra që ndodhin prapa kamerave. Si gjithmonë, të gjithë po diskutojnë se kush ishte më i miri, por këtë vit nuk ka rëndësi sepse Lewandowski fitoi me meritë”. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here