Real Madridi nuk bëri blerje të bujshme merkaton e kësaj vere, si zakonisht. Florentino Perez po ndjek politikën e rinovimit me yjet që ka në skuadër, ndërsa riktheu në “Bernabeu” një prodhim të “Los Blancos”. Fjala është për Alvaro Morata, i cili shkëlqeu te Juventusi dhe rimori tërë vëmendjen e klubit mëmë. Starti jo fort pozitiv i sezonit nga Cristiano Ronaldo, “agjërimi” i tij për golin deri në ndeshjen e fundit, nxori në pah elementë të tjerë te skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane.

Në sulm u shtua edhe Morata, duke rivalizuar francezin Benzema. Madje, dualiteti mes tyre është i tillë tashmë, sa prestigjiozja spanjolle “Marca” ngre pyetjen: Morata apo Benzema? Ja çfarë thonë numrat! Përmes infografikut përkatës, referuar “ingredientëve” të të dy lojtarëve në fjalë, ajo e lë përgjigjen të kuptohet nga gjithsecili.

kryesore

Artikulli paraprakInter afër një anëtari të PSG
Artikulli tjetërLavdërohet Sir Alex: I lumtur që e solla te United, vetëm ky futbollist meriton “Topin e Artë” [FOTO]