Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po kërkon blerës seriozë në Europë në lidhje me francezin, Karim Benzema. Milani ka shprehur interes për të siguruar shërbimet e Benzemas.

Ai gjithmonë ka qenë titullar i padiskutueshëm i sulmit tek skuadra e Real Madrid. Francezi ka zhvilluar sezonin e nëntë më skuadrën ‘mbretërore’. Sulmuesi francez ka fituar të gjitha trofetë u mundshëm në Spanjë, por tashmë duket se ka filluar numërimi mbrapsht sa i tako qëndrimit në Madrid.

Benzema ka shfaqur luhatje në formën e tij, ndërsa drejtuesit po mendojnë largimin e tij gjatë kësaj vere. Për këtë, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë ofertat më të mira. Sipas Don Balon, Perez dëshiron të gjejë një blerës për francezin, megjithëse heziton të bëjë publike planet e tyre përpara përfundimit të Ligës së Kampionëve.

Perez shpreson të përfitojë 60 milionë euro nga shitja e Benzemas me Paris Saint-Germain, Inter, Milan dhe disa skuadra angleze të interesuara. Por, kjo natyrisht është një nga kushtet, të cilat nuk duket se do të plotësohen nga klubet e lartpërmendura.

Artikulli paraprak‘Dyfytyrësia’ e Real Madrid në Spanjë dhe Europë
Artikulli tjetërIcardi merr sinjalin e parë, grumbullohet mes 35 lojtarëve te Argjentina