Liverpool është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace, duke vënë në dyshim serioz arritjen e një prej katër vendeve të para në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp kaloi e para në avantazh, por u mposht 1-2 dhe është në vendin e tretë me 66 pikë, dy më shumë se City i vendit të katërt dhe tre më shumë se United i vendit të pestë, por Liverpool ka luajtur dy ndeshje më shumë se ekipet e Manchester. Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin e Crystal Palace, Sam Allardyce, në 15 ndeshje në “Anfield Road”.

Liverpool kaloi në avantazh në mesin e pjesës së parë me një goditje dënimit të ekzekutuar në mënyrë shembullore nga braziliani Coutinho. Ky ishte goli i dhjetë në këtë edicion të Premier League nga numri 10 i “të kuqve”, por nuk do të ishte ai protagonisti i pasdites. Festa e Liverpool u prish pak çaste më vonë nga një “ish”, Christian Benteke barazoi rezultatin, derisa më vonë shënoi për golin e fitorës.

Artikulli paraprakArsenali në finale të FA Cup, fitoi pas vazhdimeve
Artikulli tjetërDerbi i zjarrtë: Fenerbahce shtang Gallatën