Hatem Ben-Arfa ka shpërthyer në kritika të rrepta për dy trajnerët, Jose Murinho dhe Diego Simeone, për të cilë mendon se po e vrasin futbollin, ndërsa për portugezin Cristiano Ronaldo ait ha se është i “parashikueshëm”.


Sipas futbollistit francez, i cili vitin e kaluar iu bashkua PSG, stili i lojës që ata aplikojnë nuk përfshin në vetvete esencën e futbollit. “Shumë trajnerë janë të bindur se po prodhojnë futboll me pretekstin se po kërkojnë një sistem për të bllokuar kundërshtarin. Por, kjo nuk është esenca e këtij sporti, kur bëhet fjalë për trajnerë si Murinho e Simeone”, tha ai për “France Football”.
“Ata janë antiteza e Cruyff dhe lirisë së tij dhe me trajnerë të tillë, nuk ka vend për kënaqësi në fushë. Nuk ka më spektakël, deri në atë pikë sa futbolli ka filluar të më interesojë gjithnjë e më pak. Unë nuk gjej më kënaqësi në këtë sport. Edhe në Ligën 1 ne po e vrasim futbollin”, tha futbollisti.
Ben Arfa nuk u kursye as ndaj Cristiano Ronaldos, edhe pse portugezi fitoi “Topin e Artë” për herë të katërt pas sukseseve të jashtëzakonshme në vitin 2016. “Ronaldo nuk më jep asnjë emocion. Është thjesht i parashikueshëm”, tha 30-vjeçari.

Artikulli paraprakFillon punimet Kongresi i UEFA-s, Duka kandidon për Komitetin Ekzekutiv
Artikulli tjetërFOTO/ Merr pasaportën shqiptare, futbollisti brazilian pjesë e Kombëtares kuqezi