Jude Bellingham vazhdon të tregojë se ishte një goditje në afrimet e Real Madrid këtë verë.

Mesfushori i dha tre pikët dhe fitoren e tretë radhazi ekipit të tij, në transfertë e Celta Vigo që u mbyll me rezultatin 0-1.

Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës që në minutën e tretë, por ai gol u anulua pas verifikimit në VAR për faullin që Larsen shkaktoi ndaj Kepa-s.

Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.

Në minutën e 67’ Rodrygo fitoi penallti, që u shkaktua nga ndërhyrja e gabuar e portierit të vendasve.

Braziliani e mori vetë përsipër ekzekutimin e penalltisë në minutën e 68’, megjithatë ai u ndal nga Villar.

Në minutën e 81’ Bellingham do të kthehej në rolin e tij atë të “heroit”, duke shënuar me kokë dhe duke u dhënë fitoren madrilenëve.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Celta Vigo që renditet në vend të 16-të me një pikë, teksa Real Madrid kryeson me nëntë pikë.

Artikulli paraprakLeipzig shpërtheu në pjesën e dytë, “manita” ndaj Stuttgart
Artikulli tjetërLukaku flet nga Belgjika: Jam nervoz, nesër do jem në Itali të firmos kontratën me Romën