SHPËRNDAJE

Marco Belinelli largohet nga NBA pas 13 sezonesh dhe kthehet në Itali, te Virtus Bologna.

Tani është zyrtare, një marrëveshje shumë-vjeçare është finalizuar nga presidneti Massimo Zanetti, i cili ka vendosur në orët që ta kthej njërin prej basketbollistëve më të mirë Italian ndonjëherë përfundimisht të kthehet në Evropë, më saktë në vendëlindje, përcjell Korneri.net

Në NBA, asnjë nga propozimet që Belinelli kishte në tryezë nuk ishte bindës, kështu që ai vendosi të kthehej në shtëpi, në moshën 34 vjeçare, për të bërë një ndryshim në klubin që e nisi atë në një moshë shumë të re. Me Virtus ai bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 16 vjeçare, dhe pastaj u vendos dhe fitoi një Scudetto dhe një Super Kupë në klubin tjetër  të basketbollit nga Bologna, në Fortitudo. Tani, pas një titulli në NBA me San Antonio Spurs më 2014, rikthimi i madh i tij është ta  mbyll karrierën në shtëpi. /Korneri.net