Belgjika koleksionon fitoren e tretë në Grupin F kualifikues për Euro 2024, teksa “Djajtë e Kuq” mposhtën në udhëtim me rezultat 0-1, Azerbajxhanin e Gianni De Biasit.

Një gol i Yannick Carrasco në minutën e 38-të të pjesës së parë i mjaftoi skuadrës së drejtuar nga Domenico Tedesco për të marrë tre pikë që e lejojnë Belgjikën të qëndrojë në vendin e parë me 10 pikë pas katër ndeshjesh të luajtura.

Në këtë kuotë pikësh është edhe Austria e vendit të dytë, ndërsa Azerbajxhani i De Biasit mbetet në vendin e fundit të grupit me tre humbje dhe vetëm një barazim.

Artikulli paraprakBlick: 500 euro për një biletë të ndeshjes Kosovë – Zvicër
Artikulli tjetërMuriqi shënoi në frymën e fundit, ndalet Zvicra