U largua para pak ditësh për shkaqe personale nga Trepça 89’ edhe pse nuk i munguan rezultatet me skuadrën mitrovicase. Edhe pse largimin nga “Riza Lushta” e dhe papritmas dhe përmes faqës së tij zyrtare në facebook, të njëjtën e tha ekskluzivisht edhe për “Korneri.net” pasi ishim kurreshtar të dimë pse vendosi për një gjë të tillë.

“Largimi ka qenë për shkaqet e mia personale, por mund t’iu them se  shumë shpejt pritet të vazhdoj në Vala Superligë,  por, këtë herë me një klub tjetër elitarë. Për shkaqe të korrektësisë, emrin do ta komunikojë pas marrëveshjes përfundimtare” tha Shotani i cili e na enigmë se cila skuadër do ta ketë afër vetës.

Gjithsesi, puna, angazhimi, dija që ka Shotani për futbollin janë të vetëdijshme të gjitha kryesitë e klubeve tona, andaj adhuruesit e futbollit kosovar shpejt do ta shohin atë sërish në stol, aty ku duhet ta ketë vendin.

 

Artikulli paraprakConte nuk i ka punët mirë!
Artikulli tjetërMontella menaxher, jo trajner!