Bekim Shotani dhe Trepça 89’ pësuan disfatën e parë sezonale në Vala Superligën e Kosovës në futboll nga kampioni aktual Feronikeli 4-1. Sipas tij gjërat do të ishin më ndryse sikur të shfrytëzoheshin disa raste që kishte skuadra e tij, por në fund tha se ishte fitore e merituar e Feronikelit.
“Nuk ishte dita jonë këtë mund ta them lirisht sepse pranë rezultatit 3-0, por edhe më herët kishin rastet tona. Po t’i shënonim sigurisht se ndryshe do të ishte rezultati final.
E patëm një kundërshtar shumë serioz një kundërshtar i cili ka pësuar dy humbje në kampionat dhe një në Superkupë, kështu që ishin mobilizuar shumë mirë. Lojtarët e Feronikelit dëshmuan përvojën e madhe që e kishin në Superligë dhe ajo e bëri dallimin e madh sepse në ekipën tonë ka shumë lojtarë të rinjë pra jemi skuadër e re, dhe një fitore e merituar e Feronikelit.”