Dikush po gënjnen, dhe dikush po e flet të vërtetën.

Në disa shkrime nëpër mediat tona që bënë bujë të madhe para ndeshjes kryesore Llapi-Drita, po shkon në përmasa më të mëdha, shkruan Korneri.net

A ishte apo jo ndeshja e “kurdisur” që po spekulohet shumë, këtë do ta kuptojmë ditëve të ardhshme, por ajo që u pa në fushën e blertë ishte diçka tjetër, krejt më ndryshe se ajo që u përfol.
Këtë e tha e vet trajneri i suspenduar që në fillim të ndeshjes Bekim Isufi para mikrofonit të Supersport Kosovës.

“Fituam ndeshje të madhe, por fitoren e meritoi ndihmësi im, Artan Latifi. Tash, po kthehemi nga ajo që ndodhi më herët. Jemi njerëz familjar dhe nuk mund të njollosemi nga askush. Ata që kanë shkruar “trillime” për ndeshjen e kurdisur po ju them se do të dalin para drejtësisë, ata do të shkojnë në gjyq”, tha shkurtimisht Isufi që me pas e nisi festën e fitores me tifozët “Intelektualët”. /Korneri.net

Artikulli paraprakDrita lëshon komunikatë lidhur me pretendimet për kurdisje
Artikulli tjetërChelsea në finale të FA Cup