Balaj është rikthyer te goli me fanellën kuqezi, duke realizuar golin e dytë dhe të sigurisë në sfidën ndaj Lihtenshtejnit. Ai ndjehet mjaft komod për arritjen e bërë në takimin e sotëm, ku nuk harron që të falenderojë klubin çeçen për formën e tij.

Ai dëshiron që të shënojë dhe në takimin e radhës, ku nuk iu trembet iberikëve, me të cilët do të ndeshet të dielën në “Loro Boriçi”. “Të them të drejtën, që në fillim ishte ndeshje e sikletshme për ne. Ne duhet të fitonim me çdo kusht për të arritur synimet që kemi. Bëmë lojën me presing derisa gjetëm golin, pastaj e kishim lojën nën kontroll”.

“Mendoj që loja ka momentet e veta. Nuk është se nuk rrezikuam, por edhe vendosja e Lihtenshtejnit në zonë, na e vështirësoi që të shënonim. Ne arritëm të shënonim golin e parë dhe më pas të dytin, duke ndenjur të qetë deri në fund”.

“Dëshira është e madhe që të shënoj dygolësh, por gjithsesi jam i lumtur edhe me një gol që shënova. Klubi ku luaj ka ndikuar në aspektin tim fizik dhe psikologjik, ndaj i falënderoj. Me që është ndeshja e radhës, them se e ka radhën Spanja”.

Artikulli paraprakZeneli shpreson në këndellje ndaj Ukrainës
Artikulli tjetërValon Berisha kërkon mirëkuptim nga tifozët