Arsenali po bëhet gati për transferimin më të madh ën histori të klubit, dhe këtë po dëshiron ta bëjë i shumë kritikuari Arsene Wenger, shkruan Korneri.net.
Strategu francez ka bërë gati 50 milionë funte për sulmuesin Alexandre Lacazette të Lyon. 26-vjeçari i cili edicionin e kaluar ka shënuar 37 gola në 45 ndeshje, disa herë është kërkuar nga Arsenali gjatë kësaj vere, por jo shumë ditë më parë presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, e kishte refuzuar ofertën prej 40 milionë funte, por Arsenali nuk e ka ndërmend të heq dorë duke e ngrit në rekord 50 milionë funte ofertën për Lacazette, apo për gati 8 milionë funte më shumë se rekordi i transferimit të Mesut Ozil. /Korneri.net

Artikulli paraprakTë gjithë e duan në skuadër…..Oferta më e mirë ndoshta është nga Lazio
Artikulli tjetërRikthimi shumë i mundshëm, por nuk do të ketë të drejt loje deri në janar….