Nëse dëshiron të blesh online një foto të mesfushorit shqiptar të Freiburg-ut, Amir Abrashi, blerësi mund të paguajë nga 3 deri në 75 euro, në varësi të formatit që ai kërkon.
Kështu, një foto e lojtarit të Kombëtares me uniformën e Freiburg të sezonit 2006-2017, në formatin më të vogël, atë 800×533 pixel, shitet 3 euro, ndërsa i ashtuquajtur formati origjinal në dimensionet 5384×3590 shkon në 75 euro.
Fotot shiten në portalin Zoonar.com.