Sulmuesi i spanjollo-brazilian i Chelsea, Diego Costa njihet për zënkat e tij në fushë, edhe pse së fundmi duket se braziliani me pasaportë spanjolle ka përmirësuar sjelljen e tij në Premier Ligë. Costa ka folur rreth kohës kur ishte lojtar i Atletikos, dhe ka theksuar se ka dashur të zihej me lojtarët e Realit të Madridit.
“I pëlqeja shumë sfidat me Realin e Madridit sepse kisha shansin të kisha përballë Pepe-n dhe Sergioo Ramos. Ishte ‘luftë’ e mirë, ku ne gjithmonë kishim probleme. Ju garantoj se edhe ata donin këto përballje për të njëjtat arsye”, u shpreh Costa për “SportTV” .