Fiksimi i Arturo Vidalit për tatuazhet është i ditur. Ai bën pothuajse gjithçka me trupin e tij për t’u dukur “cool” ose thjesht ashtu siç ai do. Edhe stili i tij i lojës është ndryshe nga të tjerët; ai karakterizohet nga sakrifica, përfshirja në duele, vrapi papushim dhe gjuajtjet nga larg. Po tjetër, çfarë kemi harruar? Mbase … filantropinë e tij.

Mesfushori kilian i bashkoi këto dy karakteristika duke publikuar tatuazhin e tij të ri në rrjetet sociale: një pompë insuline. Po, krejt pranë tatuazhit të tij “Il Campione“, ylli i Bayernit e shndërroi në art pompën e insulinës si një dedikim për djalin e tij, Alonso, i cili vuan nga diabeti i tipit 1.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here