Trajneri i Sportingut të Lisbonës, Jesus ka përgëzuar Realin për atë fitore të madhe në minutat e fundit të ndeshjes. Tekniku i portugezëve u ndal të flasë pikërisht për yllin e skuadrës madrilene, Cristiano Ronaldo, për të cilin tha që është lojtari më i mirë në botë.

“Luajtëm mirë, por na mungoi përvoja. Goli i Ronaldos ishte fantastik. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe gjëra të tilla priten nga ai, por kjo nuk duhej të na ndodhte ne”, deklaroi Jesus.

“Unë e përgëzoj Realin. I lumtë. Nuk është kot klubi kampion i Europës”, përfundoi Jesus.

Artikulli paraprakCity çon në delir Guardiolën, ja fjalët e teknikut spanjoll
Artikulli tjetërMomenti i ndeshjes për të cilin po flet e tërë Italia