Sulmuesi më i mirë i Drenicës, Genc Hamiti, ka folur për Korneri.net, rreth telasheve nëpër të cilat po kalon klubi nga Skenderaj, por ka mbetur i befasur me vendimin që morën kryesia e klubit që ka dhënë dorëheqje.

Sipas tij assesi nuk është dashur kjo të ndodh, pasi kjo është keq për vet qytetin dhe tifozët e Drenicës, ndërsa lojtarët ishin dhe janë të gatshëm të sakrifikohen edhe përkundër mungesës së parave dhe pagave pasi të gjithë po ushtrojnë sikur nuk ka ndodh asgjë.
Ja çfarë tha Hamiti rreth kësaj çështje, telasheve me paga.

“Thjeshtë probleme të cilat kanë fillu qysh moti po nuk janë zgjidh me kohë. Kemi pritur si lojtarët dhe tifozët që poashtu janë lodh me këto probleme. Nuk e meriton qyteti as tifozët që klubi i tyre i zemrës me ardh në këtë pozicion.
Ne kemi ndërmar një hap, po udhëqesit e klubit janë dorëhequr , na kanë befasu dhe nuk e di si munden thjeshtë të ikin.
Tash po presim me shpresë që njerëzit përgjegjës t’i kryjnë punët dhe detyrat që i kane. Skuadra (bashkëlojtarët) jemi mobilizuar për të shtunën edhe po presim të shëojmë fitore”, deklasoi lojtari më i mirë i Drenicës. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet e mundshme: Feronikeli – FC Prishtina
Artikulli tjetërFormacionet e mundshme: Llapi-Trepça ‘89