Albania's Berat Xhimshiti (R) vies with Israeli's Eran Zahavi during the World Cup 2018 qualifier football match Albania versus Israel at the Elbasan Arena stadium in Elbasan on November 12, 2016. / AFP / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Ndryshe nga konferenca për shtyp e dhënë para ndeshjes, apo dhe ndryshe nga lojtarët në fushë, trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka ditur ditur të menaxhojë nervat dhe tensionin pas disfatës së thellë me rezultatin 0-3, të pësuar mbrëmjen e të shtunës në “Elbasan Arena” përballë Izraelit. Duke evituar çdo koment ndaj arbitrave, për të vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, si dhe duke vlerësuar në mënyrën e tij indirekte ekipin, De Biasi ka theksuar faktin që skuadra i ka pëlqyer më shumë pasi kaloi në inferioritet numerik dhe pas kalimit në disavantazh.

“Unë nuk dua të sulmoj arbitrat. Besoj e thash që para ndeshjes se kjo parashikohej të ishte një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Padyshim që ai gol i shpejtë dhe ai karton i kuq kanë ndikuar në lojë dhe në rezultatin final. Kemi luajtur si në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe Francës, kur na eci shumë mirë. Pas golit të parë mendova të aktivizoj një sulmues më shumë. Personalisht mua ekipi më ka pëlqyer më shumë kur ishte me dhjetë dhe me nëntë futbollistë se sa kur ishte me njëmbëdhjetë lojtarë. Nuk mund të them se kjo ishte ndeshja më e çuditshme e karrierës time, por mund të them se episodet nuk ishin në favorin tonë. Në këtë rezultat edhe ne kemi fajet tona, sikurse ishte rasti i golit të parë”, deklaroi trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Artikulli paraprakRezultatet dhe renditjet, ja si janë grupet e Shqipërisë dhe Kosovës
Artikulli tjetërTiketa e çmendur, tifozi kuqezi bëhet i pasur me humbjen e Shqipërisë