Në një moment kaq delikat për futbollin italian është përfolur si një drejtues i mundshëm i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) edhe emri i ish-mbrojtësit të Milanit, Alessandro Costacurta. Ish-ikona e futbollit italian, që me fanellën e kombëtares ka luajtur 59 ndeshje, ka deklaruar se është gati të ndihmojë Federatën, duke e vlerësuar figurën e tij si të pastër.

“Në Federatë mund të shërbejë një figurë si e imja, si një pikë referimi. Rezultatet e arritura me moshat e Italisë nuk mund të anashkalohen, pasi tregojnë se diçka e mirë është bërë”, tha Costacurta.

Më tej, ai shtoi: “Gjenerata që duhej të na kualifikonte në Botëror me sa duket ka qenë e një niveli më të ulët se sa mendonim, për arsye të ndryshme. Por të mos harrojmë se edhe trajneri Ventura ka përgjegjësitë e tij, pasi nuk e shfrytëzoi si duhet potencialin e skuadrës. Për fat të mirë, gjenerata ime kishte fatin të luante gjithnjë ndeshje të kalibrit të tillë, si ajo ndaj Suedisë dhe nuk kishim frikë nga të tillë rivalë, përkundrazi, këto ishin ndeshjet që i donim dhe fitonim gjithnjë”, tha ish-mbrojtësi Alessandro Costacurta.

Raporti: Telesport

Artikulli paraprakLajm bombastik: Italia në botëror në vend të këtij shteti?
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Atletico Madrid – Roma