Piloti gjertman dhe kampioni i sapo shpallur Nico Rosberg, ka lajmëruar se po tërhiqet nga Formula1. Ishte ky një vendim që i kapi të gjithë të papërgatitur, sepse as që ishte përmendur ndonjëherë edhe në shaka një gjë e tillë, e aq më pak të jepet një vendim pak ditë pas triumfit në kampionatin botëror në një stinor përplot emocione dhe sfida së bashku me shokun e tij të skuadrës Mercedes, Lewis Hamilton. Lajmin shokues e dha gjermani në “Gala” mbrëmjen e organizuar nga Federatëa Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) në Vjenë, ku  dorëzohen çmimet tradicionalë të fundit të sezonit.

rosberg-1

“Dëshiroj të përfitoj nga ky rast për t’ju njoftuar se kam vendosur që të mbyll karrierën time në Formula 1”, tha Rosberg.  “Dhashë gjithçka për të realizuar këtë objektiv në 25 vjet, që tashmë e realizova falë ndihmës së njerëzve që më rrethojnë, tifozëve, familjes dhe miqve të mi”, tha në fund Rosberg që tashmë i ka vënë në telashe zyrtarët e skuadrës së tij Mercedes që të gjejnë zëvendësuesin e tij.

 

Artikulli paraprakXhaka dhe e fejuara e tij së bashku para derbit londinez
Artikulli tjetërTifozët kërkojnë nga Milan që Chapecoense të përfshihet në “Trefeo Berlusconi”