Kur ta don ta don.

Bologna merr pikë në San Siro, që mund të konsiderohet befasia e vitit, sepse Milan huqi dy penallti, një mori rastesh dhe shtylla, kurse në fund ndeshja mbyllet 2-2, shkruan Korneri.net

Bologna e kishte me vete fatin e Botës, dhe kthehet në shtëpi me një pikë, kurse kështu vaki i bënë veç Milanit që t’i humbë dy pikë shumë të vlefshme nga një paraqitje shumë e mirë.

Goroud e huqi penalltinë e parë, dhe në anën tjetër veç kishte shënuar Zerkzee, ku topi nga ai pozicion ka mundur vetëm ndër këmbë të portierin Meignan të shkonte dhe aty hyri.

Mesfushori Loftus Cheek e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë, me plot meritë. E dyta nisi diçka më mirë për Bolognan, por pa pasur shumë gjëra që vlejn të përmenden.

Penalltinë e dytë e huqi Theo Hernandez që qëlloi shtyllën, por edhe pse më pas realizoi, ai kondiderohet në offside, dhe goli anulohet me të drejt. Milan prigej kur do të shënonte golin e dytë i erdhi 8 minuta para fundit me Loftus Cheek, që shënoi dygolëshin e parë për Milanin.

Dhe, nga asgjë Bologna fitoi penallti në 90+2, por ishte evident, prej nga Orsolini shënoi golin e parë në karrierë ndaj Milanit, që kishte pasur më shumti minutazhë ndaj ndonjë rivali deri këtë radhë.

Milan humbi pikë të vlefshme t’i afrohet Jubentusit, kurse Bologna mban shpresat gjallë për një vend në Evropë. /Korneri.net

Artikulli paraprakLeverkusen nuk mundi të shënonte ndaj skuadrës (anti-futboll)
Artikulli tjetërPrishtina e fitoi dramën ndaj Bashkimin, një pikë dallim, kurse mysafirët ankohen në fund