Nga Inter te Milan! Është një lajm befasues i orëve të fundit që ka bërë mediat italiane të jenë shumë aktive dhe ta kuptojnë të vërtetën.
Talenti i madh turk, Emre Mor mund të jetë përforcimi i radhës te Milan. Atë në Milanello po e sjell në një formë bashkëkombasi i tij Hakan Çalhanoğlu i cili disa herë ka biseduar me anëtarin e Dortmundit, përcjell Korneri.net.
Por, diku tjetër qëndron zanafilla e kësaj marrëveshje të mundshme që sigurisht nuk do t’iu pëlqej aspak rivalëve të qytetit të cilët më herët kontaktuan me agjentin e tij Muzzi Oscan.
Mirëpo, nga dje Oscan nuk është më agjenti i talentit të madh pasi në vend të tij Mor e ka emëruar Ahmet Bulut, pikërisht agjentin e njëjtë edhe të Çalhanoğlu, prandaj gjërat po shkojnë në favour të Milanos.
Sipas Bulut, klienti i tij do të luaj në Itali, por me shumë gjasë te Milan. /Korneri.net