Edhe pse ende nuk dihet ardhmëria e legjendës Francesco Totti, pothuajse çdo vikend, në secilin stadium italian tifozët e skuadrave të ndryshme përshëndeten në mënyra ta ndryshme nga 40-vjeçari dhe kapiteni i Romës. Thjeshtë, sikur të gjithë kanë parandjenjë se ky është stinori i fundit i njërit prej djemve më të mëdhenjë në histori të futbollit, shkruan Korneri.net.
Deri në fund në këtij edicioni në Serie A është vetëm edhe nëj xhiro, dhe kështu përshëndetja e “Mbretit të Romës” është shumë afër.
Kështu, golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kampionatit italian me shumë gjasë do të bëhet drejtor i klubit Roma.

Pas tifozëve të Milanos që iu përkulën të madhit Totti në San Siro para dy javësh, të dielën mbrëma i befasuan të gjithë tifozët e Lazios, kundërshtarët e përjetshëm të Romës.
Ata ngritën një mbishkrim në Olimpico gjatë ndeshjes Lazio-Inter (1:3), që i bëri gjithë adhuruesit e futbollit në botë të japin duartrokitje.

“Armiku i përjetshëm e përshëndet Francesco Tottin!”, gjest më të cilin tifozt e Lazios dërguan mesazh te njëri prej futbollistëve më të mëdhenjë në Itali dhe të botë ndonjëherë. /Korneri.net

Artikulli paraprakEtrit Berisha: I solla fat ekipit, merituam plotësisht një vend për Europa League
Artikulli tjetërGjiganti turk konfirmon bisedimet me sulmuesin e rrezikshëm spanjoll