Sipas informacioneve më të fundit në mediat italiane, Milan mund ta transferojë pa asnjë cent të shpenzuar fantazistin holandez të gjigantit turk Galatasaray, Wesley Sneijder, shkruan “Korneri.net”.

Gjithmonë sipas raporteve të mediave në “apenine”, Milan nesër do të takohet me agjentin e Wesley Sneijder, dhe ky i fundit do të i’a propozojë klientin e tij skuadrës më aktive në merkaton verore, 18-herë kampionit italian Milan.

Kujtojmë që Sneijder është në përfundim të kontratës me Galatasaray, kurse interesim për të ka shfaqur edhe skuadra tjetër italiane Sampdoria. Kuptohet, Milan e do ta transferonte tulipanin për bankë rezervë, por sigurisht një element shumë cilësor shtesë dhe zëvendësues ideal për Hakan Çalhanoglu. /Korneri.net.

Artikulli paraprakEkskluzive: Behrami te Udinese
Artikulli tjetërI famshmi Rizzoli tërhiqet nga referimi