Ishin shokë në skuadrën që mori nofkën “Galaktikët”.
David Beckham, i cili botërisht dihet se ka qenë “armiku” më i madh i Liverpool në kohën sa ishte te rivali më i madh Manchester United, i ka dërguar një mesazh befasues, të çuditshëm dhe aspak të pritshëm për shokun e tij Zinedine Zidane, me të cilin dikur luanin bashkë te Real Madridi, përcjell Korneri.net
Beckham i ka kërkuar francezit që të mposht me çdo kusht Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve. Kjo porosi apo dëshirë e Beckham, nuk u prit aspak mirë në Angli e sidomos nga tifozët e Liverpool. Ka pasur komente të lloj-llojshme dhe ofenduese për ish yllin e Realit, pasi shumica e tyre nuk ka mundur të kapërdinin dëshirën që një anglez dëshiron fitoren e klubit spanjoll.
Ndeshja finale Real Madrid-Liverpool, zhvillohet sonte në Kiev të Ukrainës me fillim nga ora 20.45. /Korneri.net