Jose Roberto Gama de Oliveira, futbollisti i famshëm brazilin i njohur nga të gjithë si Bebeto, e kishte festuar golin e tij në ndeshjen historike çerekfinale në botëroririn e vitit 1994 Brazil-Holandë 3:2, në mënyrë special
Në ndeshjen më të mirë të atij botërori i zhvilluar me 9 korrik në Dallas, Bebeto shënoi golin e dytë dhe menjëherë shkoi për ta festuar në korneri në mënyrë shumë intersante duke e (përkunë fushnjen-bebën), Korneri.net.

Mejëherë pas tij vrapuan Romario dhe Mazinho të cilët filluan të festojnë njëjtë sepse ata e dinin që vetëm dy ditë para kësaj ndeshje Bebeto kishte djalë të cilin e kishte emëruar sipas lojtarit atë botë më të mirë ndoshta edhe në botë për shumë vite, Matheus.
Pikërisht për befasi të atij botërori Matheus dhe Gjermania e tij humbi befasisht në çerekfinale nga Bullgaria, dhe Brazilit iu hap rruga që shumë më lehtë ta fitoj titullin botëror.

22 vite e 11 muaj më vonë, Matheus de Andrade Gama de Oliveira, u bë i famshëm te skuadra Estoril, dhe për 1 milion euro kaloi te skuadra e njohur portugeze Sporting Lisobona, që nënshkroj me lojtarin kontratë 4-vjeçare dhe me nëj klauzolë 60 milionë euro.
Nëse për këtë çmim do të largohet apo jo në drejtim të ndonjë klubi edhe më të njohur evropian, gjithsesi Matheus vlen me miliona të tërë, ashtu siç kishte pasur dëshirë baba ii tij dy dekada më herët.

Matheus i cili për 10 vite ishte pjesë e Flamengos, më në fund kaloi në Evropë, dhe pikërisht te skuadra e cila gjithmonë ka pasur lojtarë shumë cilësor të cilët për një kohë shumë të shkurtër kanë bërë emër të madh dhe janë shitur për shumëfishë më shtrenjtë nga Sportingu. /Korneri.net

Artikulli paraprakTerry përshëndetet nga Chelsea, ndërsa goli i tij hyri në histori
Artikulli tjetërFormacioni i frikshëm i AC Milan për edicionin e ri [FOTO]