Bajerni vazhdon të fitojë në Bundesligë, teksa në javën e 15 të kampionatit ka mposhtur ekipin e Frankfurtit në udhëtim. Vidal i ka dhënë fitoren ekipit bavarez në minutën e 20 të takimit, një gol ky i cili ka pasur vlerën e 3 pikëve.

Nga ana tjetër Dortmundi nuk njeh limite, këtë herë e mund në shtëpi Werderi me rezultat 1-2. Ekipi i Dortmundit nuk ka arritur të gjejë fitoren prej 9 ndeshjes dhe kjo është më shumë sesa një krizë momenti për këtë ekip.

Leipzigu nuk arrin të vazhdojë ndjekjen ndaj kampionëve të Bajernit, pasi është ndalur në një barazim ndaj Mainzit me rezultatin 2-2. Ndërsa Hamburgu ka arritur të barazojë me Wolfsburgun në shifrat 0-0 duke u larguar paksa nga zona e ftohtë e renditjes. Mërgim Mavraj ka luajtur titullar në këtë takim duke zhvilluar 90 minuta të plota.

Artikulli paraprakBllokimi i afrikanëve nga Kosova, zyrtari i Skënderbeut sqaron situatën
Artikulli tjetërReali me “manita” përcolli në shtëpi Sevillan