Fitore minimale për Bayern Munich në testin e parë miqësor në kuadër të përgatitjeve për Champions League dhe sezonin e ri futbollistik 2020-2021.

Në një nga fushat e qëndrës stërvitore të Bayernit skuadra e Hansi Flick, mposhti me rezultatin 1-0 Olympique Marseille. Thuajse me formacionin më të mirë në fushë, bavarezë3t shënuan vetëm një gol në pjesën e parë me Serge Gnabry-in pas një asisti të David Alabas. Në pjesën e dytë trajneri Flick zëvendësoi të gjithë titullarët, por në këtë fraksion nuk u shënua më asnjë gol pavarsisht dominimit të Bayernit.

Ndërkohë për skuadrën e Andre Villas-Boas kjo humbje minimale ndaj një superfuqie si Bayerni mund të konsiderohet si një rezultat pozitiv.

/Supersport.al

Artikulli paraprakComparing Practical Systems In belarus brides
Artikulli tjetërSilverstone: Befasi në provat e lira në F1