Bayern Munich ka “zgjuar përbindëshin”, duke triumfuar në transfertë me rezultatin 0-7 ndaj Bochum.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë vijojnë me sukseset e padiskutueshme në sezonin e ri të Bundesliga.

Ekpi i Julian Nagelsmann kishte kontrollin e të gjithë ndeshjes, ndërsa Sane ia doli të zhbllokonte rezultatin dhe të niste episodin e golave që në minutën e 4-ët të sfidës.

Në minutën e 25’ ishte de Ligt ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, ndërsa Coman trefishoi rezultatin për bavarezët në minutën e 33’.

Mane realizoi në rrjetën e portës së Riemann në minutën e 40’, por ajo goditje u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë vetëm 3 minuta më pas senegalezi realizoi golin e katërt për Bayern Munich.

Në minutën e 60’ ishte po ai, Mane, që do të realizonte, megjithëse këtë herë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Si të mos mjaftonin golat e djemve të Nagelsmann, në minutën e 69’ një autogol i Gamboa e çoi rezultatin deri në ato momente në 0-6.

Serge Gnabry vulosi rezultatin dhe i dha fund dhimbjes së Bochum duke realizuar golin e shtatë dhe të fundit të kësaj sfide për bavarezët në minutën e 76’.

Artikulli paraprakBarazim spektakolar në “St James Park”, Newcastle frenon Manchester City
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Atalanta-Milan