Bayern e ka shumë seriozisht me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez. Sipas gazetës gjermane “Bild”, përfaqësues të klubit bavarez kanë biseduar konkretisht me agjentët e lojtarit për transferimin e kilianit në “Allianz Arena” dhe pengesa e parë, ndoshta më kryesorja, deri tani rezultojnë kërkesat financiare të lojtarit dhe të klubit shitës. Londinezët, sipas “Bild”, kërkojnë 60 milionë eur shkruan “T.S”, duke mos u ndikuar aspak nga fakti se kontrata e Sanchez-it në “Emirates Stadium” skadon në verën e vitit tjetër.Zakonisht ndodh që vlera e lojtarit, në këto kushte, ulet, por Arsenal nuk duket dakord.

Ndërkohë, edhe Sanchez ka kërkesa të larta. Në negociatat për rinovimin e kontratës aktuale në Londër, thuhet se ai ka kërkuar 18 milionë euro në sezon. Kjo nuk do të thotë se ai kërkon më pak nga Bayern, atje ku qëndrueshmëria financiare është një fakt i blinduar ndër dekada. Sidoqoftë, bavarezët nuk mund të pranojnë shifra të tilla, sepse do të prishnin ekuilibrat e skuadrës. Kjo do të thotë se çështja “Sanchez” është vetëm në fillimin e saj.

Artikulli paraprakNBA në prag vendimi historik: Basketbollistet lejohen edhe me ferexhe!
Artikulli tjetërZyrtare: Kosova zbulon listën, asnjë befasi në të….