Skuadra e Bayern Munchen zakonisht në të gjithë historinë e klubit nuk mbahet mendj për shpenzime të çmendura në merkato.

Kohët e fundit gjithçka ka ndryshuar pasi edhe skuadra rekordmene në Gjermani po fillon të shpenzojë shumë të majme financiare.

Gjatë merkatos së verës klubi i Bayern Munchen është duke planifikuar një ofertë 85 milionë sterlina (100 milionë euro) për yllin e Tottenham Hotspur, Dele Alli, shkruan tabloidi Britanik “The Sun”.

Megjithatë, sipas burimeve të “The Times”, bavarezët janë të vetëdijshëm se ata do të përballen me një detyrë të vështirë pasi mesfushori anglez është konsideruar i pashitshëm.

Kujtojmë që për të marrë shërbimet e Alli të interesuar janë edhe Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United.

Image

Artikulli paraprakSkandalet angleze nisin të dalin në pah, lojatarë të dopinguar!
Artikulli tjetërIsh-ndihmësi i Murinhos: E zbulova në Shqipëri, Agim Zeka më mahniti