Edhe pse është shpallur kampion i Bundesligës, Bayern Munchen vazhdon të mos e ulë ritmin në kampionat dhe këtë tregoi fare mirë pasi mundi Hannover në transfertë me rezultatin 0-3. Pas një pjese të parë të bardhë, bavarezët kaluan në avantazh me Müller në minutën e 57-të, duke zhbllokuar rezultatin. Goli i sigurisë do të vinte në minutën e 73-të, ndërsa rezultati përfundimtar 0-3 u vulos nga Rudy në minutën e 89-të. Me këtë fitore Bayern ngjitet në kuotën e 78 pikëve dhe kur kanë mbetur edhe tre javë për t’u luajtur ka 23 pikë diferencë me vendin e dytë ku ndodhet Schalke. Tani Bayern mund të fokusohet totalisht në superfidën e mesjavës ndaj Real Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.

Në ndeshjet e tjera, bie në sy humbja e Eintracht Frankfurt në shtëpi me Hertha Berlin (0-3), që e mban skuadrën e çudirave jashtë zonës së Evropës për shkak të rezultateve negative radhazi në javët e fundit. Frankfurti i drejtuar nga Niko Kovac (trajneri i ardhshëm i Bayern) është kualifikuar njëkohësisht në finalen e Kupës së Gjermanisë. Hoffenheim mori një fitore të madhe, pasi mundi në transfertë 2 – 5 rivalët direkt të RB Leipzig, dke bërë një rokadë në renditje me njëra-tjetrën. Vjen edhe fitorja e Hamburgut të Mavrajt, që mundi Freiburg me rezultatin minimal 1-0, por gjasat për t’i shpëtuar rënies nga Bundesliga janë shumë të pakëta, pasi ka aktualisht 25 pikë dhe me tre javë të mbetura është 5 pikë larg zonës së mbijetesës.

Artikulli paraprakLiverpool dorëzohet në fund ndaj WBA
Artikulli tjetërFestë në Anamoravë, Gjilani kampion i Kosovës