Në Bundesligë janë luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit.
Ekipi i Bayernit ka dhënë spektakël golash në “Alianz Arena”. Pas një ndeshje të nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u gjendur në disavantazh të dy golave brenda 12 minutash ndaj Hoffeneimit, ekipi bavarez ka arritur të kthejë gjithçka në këtë takim duke fituar me rezultatin 5-2. Për Bayernin kanë arritur të shënojë 5 lojtarë të ndryshëm si: Leeandoeski, Boateng, Koman, Vidal dhe Vagner nga pika e bardhë.
Dortmundi vazhdon të vuajë edhe në drejtimin e Stoger. Për t’ia shtuar vuajtjet këtij ekipi mendon Freiburgu dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi. Skuadra e Dortmundit ka kaluar e para në avantazh me anë të perlës së Kagawas, por dy golat e Petersen, kthen gjithçka në favorin e Freiburgut, për të cuar shifrat në 1-2. Në fundin e ndeshjes ka barazuar Toljan për Dortmundin, por pavarësisht këtij goli, 3 barazimet rradhazi tregojnë se ky ekipi ka një tjetër “fytyrë” gjatë këtij sezoni. Abrashi ka zhvilluar 90 minuta të plota në këtë takim.
Bayern-Hoffeneim 5-2
Dortmund-Freiburg 2-2
Koln-Augsburg 1-1
Leipzig-Hamburg 1-1
Stutgart-Schalke 0-2