Pasi zyrtarizoi mbrojtësin francez Dayot Upamecano, Bayern Munich vazhdon të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Sipas “SKY Sports UK”, skuadra bavareze është pas mbrojtësit të djathtë të Norwich, Max Aarons. Me klubin anglez kanë nisur prej kohësh bisedimet, të cilët për talentin 21-vjeçar kërkojnë 35 milionë funte ose gati 40 milionë euro, përcjell Korneri.net

Për talentin britanik ka shfaqur interesim edhe klubi anglez Manchester United dhe ai spanjoll Barcelona, që ishte pranë tij në verën e kaluar, por pa e finalizuar marrëveshjen. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here