Philipp Lahm iu bashkua legjendave të Bayern Munchen me një vend të rezervuar për të në “Hollin e Famës” në stadiumin “Allianz Arena”, ashtu si emra të tjerë që kanë lënë shenjë me bavarezët si Franz Beckenbauer dhe Gerd Mueller.

Kapiteni i skuadrës që la futbollin para pak ditësh pas thuajse 15 vjetësh nga debutimi i tij me të njëjtën fanelë, ishte një produkt i akademisë së të rinjve. Lahm u huazua për pak kohë te Stuttgart para se të bëhej një lojtar i rregullt i formacionit në vitin 2005.

“Kur luan për herë të parë si profesionit, apo kur fiton kupën, botërorin dhe Champions është diçka speciale. Por unë do të kujtoj gjithmonë me nostalgji ditën e fundit me Bayern-in mbi të tjerët. Tani po përpiqem të mbaj veten në formë duke praktikuar tenisin”, tha ish-mbrojtësi gjerman.

Rummenigge, Franz Beckenbauer, Sepp Maier, Gerd Muller dhe Lothar Matthaus janë legjenda të tjera të Bayern-it me një vend në “Hollin e Famës”. Lahm, i cili drejtoi Gjermaninë në triumfin në Botërorin 2014 në Brazil, bëhet kështu lojtari i parë që hyn në “Hollin e Famës” që prej portierit Oliver Kahn në 2008.

/ Top Channel

Artikulli paraprakMësohet orari i ndeshjeve të barazhit
Artikulli tjetërZyrtare: Musacchio i Milanit deri në vitin 2021