Që pas shkarkimit të Carlo Ancelotti, Bayern Munchen udhëhiqet nga Willi Sagnol, kurse lajmet e fundit në mediat gjermane bëjnë të ditur se zyrtarët e klubit tashmë janë futur në negociata me një trajner spanjoll, shkruan “Korneri.net”.

Gjithmonë sipas mediave gjermane, zyrtarët e skuadrës bavareze kanë kontaktuar ish-trajnerin e Romës dhe Barcelonës, Luis Enrique.

Enrique nga klubi i famshëm gjerman shihet si pasues ideal i Ancelotti, dhe një arsye më tepër që ky operacion mund të kryhet me sukses është se trajneri spanjoll është i papunë aktualisht./Korneri.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here