Sipas prestigjozës gjermane, Bild, Bayern Munchen është e gati të shpenzoj 120 milionë euro për transferimin e dy yjeve.

Fjala është për Marco Verrattin (Paris Saint-Germain F.C.) dhe Alexis Sanchezin (Arsenal), shkruan “Korneri.net”.

Verrattin nuk është i lumtur në Francë dhe gjatë verës pritet të gjej një ekip të ri. Sipas Bild, marrëdhëniet e mira të Ancelotti me Verrattin pritet ta bindin lojtarin që të transferohej në Gjermani për 60 milionë euro.

Kurse, edhe Sanchez pritet të largohet nga Arsenali pasi nuk është i lumtur në Emirates. Sikurse për Verrattin, edhe për Sanchezin gjiganti gjerman është i gatshëm të shpenzoj 60 milionë euro./Korneri.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here