Të sigurosh një biletë për ndeshjet e shtëpisë së Bayernit të Mynihut është një mision i pamundur. “Allianz Arena” me kapacitet 75 mijë vende është stadiumi i parë në Europë, ku çdo stol është i prenotuar në çdo ndeshje të kampionatit. Stadiumi modern i Bayernit të Mynihut mban vendin e parë mes 5 kampionateve elitarë të kontinentit, i ndjekur nga ai i Freiburgut dhe “Stamford Bridge” i Chelseat. Nga një studim i bërë muajt e fundit nga “Transfermarkt.de”, rezulton se Serie A është në krizë totale përsa i përket këtij klasifikimi me stadiumet në Itali që vazhdojnë të boshatisen. Në fakt, edhe pse “Juventus Stadium” është pothuajse përherë në kapacitet të plotë, “Zonja e Vjetër” në këtë klasifikim nuk figuron mes 10 klubeve të para.

Vendi i katërt shkon për Arsenalin që pavarësisht rezultateve jo shumë pozitive të këtij sezoni, arrin të tërheqë njerëz në impiantin modern “Emirates Stadium”. 99.53 % të vendeve janë të prenotuara nga tifozët për ndeshjet e kampionatit kjo edhe falë emërimit të Jose Mourinhos në stolin e “Djajve të Kuq”. Vendi i gjashtë për kampionët e Anglisë, Leicester City pasi tifozët e “Dhelprave” vazhdojnë të kenë besim tek skuadra e tyre. Kolni në vendin e shtatë tërheq 98.97 % të tifozëve me kapacitet 49. 483 tifozë për ndeshje. Treshen e fundit të dhjetëshes së parë e plotësojnë Everton, Crystal Palace dhe Stoke City. Ajo që bie në sy është edhe mungesa e gjigandëve spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona që vazhdojnë të mos arkëtojnë shumën manksimale të të ardhurave nga stadiumet respektive, ndërsa të njëjtin problem ka edhe Paris Saint Germain në Francë ku stadiumet vazhdojnë të mos tërheqin një vëmendje të madhe, pavarësisht ndryshimeve drastike në infrastrukturë me rastin e organizimit të Euro 2016./SS/.

Artikulli paraprakPak orë para ndeshjes, tifozët kuqezi “kallin” Palermon
Artikulli tjetërDe Laurentiis dëshiron që “Gjeli” të këndojë në Napoli