Bayern Munchen që javën e kaluar u shpall edhe matematikisht kampion në Bundesliga, këtë xhiro fitoi minimalisht ndaj Darmstadt me golin të cilin e shënoi mbrojtësi i majtë Juan Bernat.
Katër minuta para fundit ish-anëtari i bavarezëve, Hamit Altintop ka mundur ta barazonte rezultatin, por e huqi penalltinë.

Borussia Dortmund e fitoi ndeshjen direkte me pozitën e tretë dhe vendin direkt në Ligën e Kampionëve ndaj Hoffenheim 2:1.
Vendasit të cilët kanë mundur më herët ta përfundinin pyetjen e fituesit pasi menjëherë pas golit të parë (nga offside) të shënuar nga Marco Reus, sulmuesi Pierre-Aumerick Aubameyang e huqi penalltinë.
Por, i njëjti e shënoi golin ed ytë nga loja aktive pak para fundit, ndërsa mysafirët e ngushtuan epërsinë nga penalltia me golin e Andrej Kramaric, por ishte tepër vonë.

Bayer Leverkusen barazoi 1:1 në udhëtim te Ingolstadt që ende është në garë për mbijetesë, ndërsa Leverkusen po rrezikon shumë sepse ka vetëm 4 pikë më shumë se zona e kuqe.
Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja B.Gladbach-Augsburg, ndërsa Wolfsburg fitoi 0:2 në udhëtim te Frankfurt.

Artikulli paraprakKundërshtari i fundit i vështirë për Barcelonën, por për kampion varet se çfarë do të bëjë Reali
Artikulli tjetërFeronikeli deklasoi Besën, Drenica lehtë ndaj Hajvalisë