Bayerni fitoi minimalisht derbin e vogël bavarez ndaj Augsburg në WWK Arena dhe e mbylli fazën e parë të Bundesligës në krye të klasifikimit me 4 pikë avantazh ndaj Leipzig të vendit të dytë.

Ndaj Augsburg vendosi gjithçka një gol i Leëandoëskit me penallti në pjesën e parë pas vetëm 13 minutash lojë. Vendasit gjithsesi kishin mundësinë të vendosnin baraspeshën çerek ore përpara fundit por sulmuesi islandez Finnbogason, humbi penalltinë që gjyqtari akordoi në favor të Augsburg. Me këtë fitore skuadra e Hansi Flick u ngjit në kuotën e 39 pikëve.

Falë një goli të suedezit Forsberg gjeti fitoren edhe Leipzig që mposhti 1-0 Union Berlin. Në dy sfidat e tjera të mbrëmjes Freiburg barazoi 2-2 me Eintracht Frankfurt ndërkohë që Arminia Bielefeld mposhti 3-0 Shtuttgart.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here