Bayern Munchen ende po e vuan eliminimin nga Liga e Kampionëve pasi në kuadër të Bundesligaa barazoi në shtëpi 2:2 me Mainz, dhe pavarësisht se ende është favorit i madh pët titull, sado kudo i jep shpresa Leipzig që të afrohet edhe më shumë në rast të fitores.
Bojan Krkic i befasoi bavarezët me golin e parë për ta barazuar rezultatin holandezi Arijen Robben. Edhe njëherë mysafirët shënojnë përmes Daniel Brosinski nga penalltia, por Bayernin e shpëtoi nga humbja Thiago Alcantara 13 minuta para fundit.

Hertha shënoi fitore minimale por t vlefshme ndaj Wolfsburg 1:0 me golin e Vedat Ibisevic, dhe në këtë mënyrë vazhdon rrugëtimin e gjatë për një vend në Champions League.
Në telashe mbetet Hamburg që humbi në shtëpi 1:2 nga Darmstadt, derisa Werder definitivisht shpëtoi sepse arriti fitore 2:4 në udhëtim te Ingolstadt.
Frankfurt e ktheu në fitore 3:1 disavantazhin nga Augsburg që rrezikon largimin./Korneri.net

Artikulli paraprakHajduk fitoi derbin e madh në Maksimir, Dinamo larg titullit
Artikulli tjetërDe Gea te Reali? Po, vetëm me këtë kusht!