U luajtën  gjashtë ndeshjet tjera të vlefshme për javën e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Padyshim që vëmendja ishte e gjitha te dueli në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Bayernit që përfundoi me triumfin e pastër 0-3 të bavarezëve. Muller dhe dy herë Lewandowski, i shënuan golat e bavarezëve që fituan lehtë, shkruan Korneri.net

Juventusit triumfoi lehtësisht ndaj Malmos 0-3, me golat e Sandro, Dybala dhe Morata. Chelsea iu fal Lukakut në përballjen ndaj Zenitit, duke ahënuar golin e vetëm në ndeshje. Tri përballjet e tjera u mbyllën në barazim. Atalanta u mjaftua me 1 pikë në udhëtim te Villarreal 2-2,  ndërkohë që Dinamo Kiev-Benfica dhe Lille-Wolfsburg, përfunduan në barazim pa gola. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here