Kur flasim për rekorde emri i Bayern Munich gjendet aty, por nëse i referohemi shifrave në transferime, bilanci i tyre përkon me Lucas Hernadez.

Francezi, në verën e vitit 2019, “hipnotizoi” bordin e kampionëve gjermanë për të depozituar në arkat e Atletico Madridit plotë 80 milionë euro, kuotë e cila nuk është arritur deri në këtë fazë.

Megjithatë, evoluimin e 28-vjeçarit në “Allianz Arena” ka hasur plot pengesa. Lëndimet e shpeshta e kanë penguar për të prezantuar “arsenalin” e vërtetë. Megjithatë, se fundmi, Lucas ua ka bërë të qartë Hoeness dhe Hainer se nuk dëshiron të vazhdojë “bashkëjetesën” me Bayernin.

“Bild” ka zbuluar shumën që kërkojnë drejtuesit nga Mynihu për të lënë të lirë Hernandezin, plot 50 milionë euro. PSG-ja është vënë në ndjekje të kampionit të botës me “gjelat” në “Rusi 2018”.

Në sezonin e shkuar, shifrat e tij demonstruan numra modestë, si në takime përfshirëse, ashtu edhe në shërbim te skuadra, 11 prezenca në të gjitha kompeticionet në 2022-2023-shin, e shoqëruar me 1 gol dhe të njëjtën kuotë asistesh.

Artikulli paraprakNewcasle po e kall lojën, kërkon edhe dy yjet në Itali, të Milanit dhe Juves
Artikulli tjetërDilyan Georgiev pas nënshkrimit me FC Dritën